Dështimi për herë të tretë i marrëvëshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, për emigrantet ka sjellë boshatisjen e kampit të Gjadrit dhe qendres pritëse në Shëngjin edhe nga përsoneli. Teksa Italia është në pritje të zgjidhjes ligjore të kësaj çështje nga ana e drejtësisë, për pjesen më të madhe të stafit është ndërprere kontrata e punës për një periudhe të pacaktuar. Bëhet fjalë për përsonelin italian të përkujdesjes në këto qendra të cilët fundjaven që lam pas janë larguar nga Shqipëria, por edhe për një pjesë të përsonelit shqiptar është ndërprere kontrata e punës.

Në kampin e Gjadrit kanë ngelur vetem punonjesit e sigurisë, përfshire karabinieret Italian dhe policia shqiptare e cila ruan ambjentet e jashtme të kësaj strukture, e po ashtu dhe disa punonjës shërbimesh të cilen merren me mirembajtjen.

Ndërkohë fati i marrëveshjes Rama-Meloni lidhur me qendrat e refugjatëve që u ngritën në Shëngjin e Gjadër do të përcaktohet më 25 shkurt. Në këtë datë pritet që Gjykata Evropiane e Drejtësisë, referuar nga gjykatat italiane, do të japë vendimin e saj për këtë çështje. Bazuar në këtë vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë do të përcaktohet edhe çfarë do të ndodhë me qendrat e emigrantëve.

Gjykatat italiane e kanë cilësuar të paligjshëm transferimin e emigrantëve që kapen në ujrat italiane drejt Shqipërisë. Në këto kushte 3 rastet kur në territorin shqiptar janë zbarkuar disa dhjetra emigrant, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, gjykatat i kanë kërkuar Qeverisë italiane që të ri-transferojë ata nga Shqipëria në qendrat e pritjes në Itali.

Artikulli paraprakSHKODËR, PA LEJE DREJTIMI DHE ME KANABIS NË MAKINË, ARRESTOHET 17-VJEÇARI
Artikulli tjetër“PO U DHATË VOTËN, DO SHKRIJNË SPAK-UN”, RAMA I PËRGJIGJET KOMENTUESIT, MESAZH OPOZITËS: NUK KENI Ç’I BËNI! NGA 60 MINISTRA TË PS, VETËM 2 JANË TË DËNUAR