Teksa bota shpresoj që këto të jenë javët e fundit të përballjes me COVID-19, numri i të humburve në këtë betejë tashmë i ka kaluar 4 milionë. Në total, tre vende përbëjnë më shumë se një të tretën e të gjitha vdekjeve globale. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë numrin më të lartë të viktimave në 606,000, përbëjnë 15% të totalit global, të ndjekura nga Brazili dhe India.

Ndërkohë që rastet e reja dhe vdekjet po bien në SHBA. dhe Evropë, ku një numër i konsiderueshëm i banorëve janë vaksinuar. Por disa vende në zhvillim, të tilla si Indonezia, ende po përballen me shpërthime të mëdha, ndërsa autoritetet përpiqen të sigurojnë mjaft vaksina për të mbrojtur qytetarët.

Varianti Delta, një lloj më i transmetueshëm dhe ndoshta më i rrezikshëm i koronavirusit, po kontribuon gjithashtu në një rritje të rasteve në disa vende dhe rajone. Në SHBA., varianti Delta tani përbën më shumë se gjysmën e të gjithë infeksioneve të reja, sipas vlerësimeve nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Numri global i të vdekurve kaloi 1 milion në 18 Shtator, 2020, 191 ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli shpërthimin e ri të koronavirusit një pandemi globale. U deshën 115 ditë që numri i vdekjeve globale të kapte 2 milion, 88 ditë për të kapërcyer 3 milion, dhe 89 ditë të tjera për të arritur 4 milion.

Artikulli paraprakSOT NJË NDËR DITËT MË TË NXEHTA TË VITIT, TEMPERATURAT SHKOJNË DERI NË 41°C
Artikulli tjetërINSTITUTI I VJENËS RISHIKON ME RRITJE PBB-NË E SHQIPËRISË, VALA E TJETËR E PANDEMISË NUK KRIJON RECESION