Bota në ‘flakë’, këto janë pamjet dramatike nga hapësira, të publikuara nga agjencia hapësinore, NASA.

Shënimet me ngjyrë të kuqe tregojnë vendet ku ka vatra aktive zjarresh, ku ‘flakët’ kanë pushtuar Europën Jugore, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, pjesën më të madhe të Afrikës së Jugut dhe Australinë.

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një situatë shumë kritike, ku zjarre të fuqishëm kanë përfshirë Italinë, Greqinë, Spanjën, Maqedoninë e Veriut e Turqinë.

Zjarret kanë shkrumbuar hapësira të tëra me pemë, qindra shtëpi, ndërsa janë evakuuar mijëra njerëz, duke braktisur shtëpitë e tyre.

Në Turqi 6 persona kanë humbur jetën nga flakët, ndërsa 2 viktima janë regjistruar në Greqi.

Artikulli paraprakTEMPERATURA TË LARTA DHE ERË E LEHTË NË BREGDET, VRANËSIRA KALIMTARE NË ZONAT MALORE, NUK KA RESHJE SHIU
Artikulli tjetërTHE ECONOMIST: PËRSHTATJA ME NDRYSHIMET KLIMATIKE, NJË BOTË 3°C MË E NGROHTË NUK ËSHTË E SIGURT