
‘Gjelat’ nuk kanë mundur të shënojnë në takimin me Danezët ndërsa Peruja ka mposhtur Australinë me rezultatin 2-0 Danimarkë-Francë.
Mbyllet faza e grupeve dhe për grupin C, dy skuadrat europiane kalojnë në 1/8. Pavarësisht se ndeshja e sotme Danimarkë- Francë u mbyll në barazim 0-0, të dyja ekipet kanë kaluar në 16 më të mirat.
Franca kalon si kreu i grupit me 7 pikë e ndjekur nga Danimarka me 5 pikë. Në ndeshjen tjetër të grupit C, Peruja mposhti Australinë 2-0 një fitore me pak peshë, pasi Peru doli e 3-ta me 3 pikë dhe Australia e fundit me 0 pikë.
Franca dhe Danimarka do të presin dy vendet e para të Grupit D për të parë se me kë do të përballen në fazën e 1/8. Mbrëmjen e sotme do të luhet Nigeri-Argjentinë dhe Islandë-Kroaci.


