Spanja fiton përballë Iranit 1-0 dhe kryeson së bashku me Portugalinë grupin B të Botërorit të Rusisë me nga 4 pikë, ndërsa Irani ka 3 pikë dhe në fund e mbyll me zero pikë Maroku.

Spanja fitoi me shumë vështirësi me Iranin, që i hapi mjaft punë gjatë 90 minutave.

E ndërsa pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, në të dytën ishte Diego Costa që shënoi golin e vetëm në të 54’.

Megjithatë Irani nuk u dorëzua dhe tentoi disa herë për të barazuar, por deri në fund nuk ia arriti, ndërsa VAR i anuloi një gol të parregullt.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRUSËT: ASNJË FLAMUR I KOSOVËS DHE SHQIPËRISË NUK DO TË LEJOHET TË PREMTEN
Artikulli tjetërRAMA PUBLIKON SUPER PROJEKTIN PËR TRANSFORMIMIN E SHKODRËS: BRENDA 18 MUAJSH DO KTHEHET NË PERLË