Mbyllet sfida, Suedia shënon ndaj Koresë së Jugut nga pika e bardhë e penalltisë.Një gol i Andreas Granqvist i ka mjaftuar Suedisë për të marrë tre pikët e para në Grupin F të Kupës së Botës.

Në takimin e zhvilluar në “Nizhny Novgorod Stadium” nordikët mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Korenë e Jugut duke hedhur kështu një hap të madh përpara. Goli i vetëm i takimit u shënua nga mbrojtësi i qendrës, Granqvist që u tregua i saktë nga 11 metërshi.

Me këtë fitore Suedia ngjitet në vendin e parë në kuotën e 3-pikëve së bashku me Meksikën, ndërsa pas përfundimit të këtij takimi, Gjermania ka marrë një tjetër “dush” të ftohtë, pasi i duhet të gjej vetëm fitoren në dy takimet e ardhshme, nëse nuk dëshiron ta mbyll para kohe kompeticionin rus.

Në Grupin F, dy takimet e radhës janë çiftet Suedi-Gjermani dhe Korea e Jugut-Meksikë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTËRMETI SHKUND JAPONINË, HUMBIN JETËN NJË FËMIJË DHE DY BURRA
Artikulli tjetërDEKORIMI I ATENTATORIT TË HAJDARIT, REAGON PRESIDENTI : PROVOKIM I PANEVOJSHËM, DUHET DËNUAR