
Në Nizhny Novgorod luhet një ndeshje drithëruese. Përballë do të jenë Argjentina dhe Kroacia e yjeve në një ndeshje që për Messin me shokë do jetë si jetë a vdekje.
Argjentina ka vetëm një pikë në Grupin D pas barazimit me Islandën ndërsa Kroacia është më komode pas fitores në ndeshjen e parë me Nigerinë.
Pas kritikave të shumta të marra pas ndeshjes së parë trajneri Jorge Sampaoli do bëjë ndryshime në formacion dhe Messin në sulm do ta shoqërojnë Pavon dhe Aguero.
Të gjithë sulmuan Messi pas humbjes së penalltisë me Islandën dhe e ëma e kapitenit zbulon se ai ka qarë pas kritikave të shumta që ka marrë ndërsa tekniku Sampaoli nuk bën përgjegjës Messin: “Leo Messi nuk mund të bëhet fajtor ,ky për ne është një Botëror I 40 milion personave dhe penalltinë e humbëm të gjithë.
Është e pamundur që një lojtar i vetëm të ndryshojë fatin e gjithë takimit dhe dështimi I një lojtari nuk mund të jetë factor për gjithë skuadrën”, e mbyll Sampaoli.
Sa i përket ballkanasve Mario Mandzukic është gati të udhëheqë sulmin I mbështetur nga Rebic, Kramaric dhe Perisic. Trajneri i kroatëve Zlatko Daliç habit duke thënë se ndeshja ndaj Argjentinësd ka për të qënë një nga më të letat për skuadrën e tij
: ”Do jetë një ndeshje e madhe ,ne kemi më pak presion pasi I kemi tre pikë dhe ajo që duam të bëjmë edhe në këto dy ndeshje të tjera është që të fitojmë. Nëse futemi në fushë për të barazuar jemi të humbur“, e mbyll Daliç


