Është botuar në Fletoren Zyrtare indeksimi i pensioneve për vitin 2025 me 2.5% dhe nis zbatimin nga 1 tetori.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në 1,140,000,000 lekë (një miliard e njëqind e dyzet milionë lekë), të cilat do të mbulohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së.

Ndërsa në buxhet ishin parashikuar 1.6 miliardë lekë, shkalla më e ulët e indeksimit bën që shpenzimet të jenë më të ulëta se pritshmëritë, duke lënë një pjesë të kursyer.

Artikulli paraprakNGA 12 TETORI RREGULLA TË REJA TË HYRJE-DALJEVE NË BE, POLICIA E KOSOVËS DEL ME NJOFTIM
Artikulli tjetërNJIHUNI ME “SURPRIZAT” E MOTIT GJATË KËSAJ TË MARTE