Biblioteka “Marin Barleti” sapo ka nxjerr nga botimi numrin e katërt të revistës “Gegnia”. Kjo revistë, e cila bën pjesë në projektin për artin dhe kulturën, të iniciuar nga Bashkia Shkodër, është kthyer në një dritare e shpalosjes së vlerave të qytetit të Shkodrës. Sipas drejtorit të këtij institucioni, Gjovalin Çuni, revista “Gegnia” synon të rikuperoj jetën kulturore dhe artistike në Shkodër, për të sjell të gjitha dinamikat e zhvillimeve artistike.

Në numrin e ri, të gjithë lexuesit mund të gjejnë rubrika të ndryshme. Probleme albanologjike, letërsi shqipe, përkthime nga letërsia e huaj, materiale historike, letërkëmbim, bibliografi e më gjerë, jo vetëm në gegërisht, por edhe në gjuhën standarde shqipe. Hapja e këtij numri është bërë me një editorial dedikuar Robert Elsie me titull: “Vdekja e dr. Elsie, humbje e madhe për kulturën shqiptare”. Në 170 faqe, lexuesit shkodranë kanë mundësinë të gjejnë gjithçka përsa i përket artit, kulturës dhe letërsisë, në një objektiv të kuruar.

Artikulli paraprakKULTIVIMI I DUHANIT, TRADITA QË PO” VRITET” NGA SHTETI!
Artikulli tjetërVIT I RI, POR ME PROBLEME TË VJETRA