‘Çmimi i bukës në vend do të vijojë që të rritet, ndërkohë që opinioni publik në vend merret me dy kufoma politike që bëjnë sikuar duan të vrasin njëri-tjetrin’. Kështu shkruan në një reagim ‘ulëritës’ në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se sot karteli i

importuesve të grurit, prodhimit të miellit, shitjes, prodhuesve të bukës, ka njoftuar prodhuesit e brumërave se do të rrisë çmimet me 30%. Dhe për deputetin e PS-së, kjo duhet të jetë në qendër të debatit të opinionit publik, e jo Basha dhe Berisha, të cilët sipas tij janë tashmë dy kufoma që luajnë luftash, ndërkohë që importuesit e grurit do të rrisin me 30% çmimet.

Në videon e publikuar nga Braçe, shfaqet Lulzim Basha në një intervistë, ku pyetet drejtpërdrejtë se ‘Kur do ta vrasësh babën? dhe përgjigja e kryedemokratit si për ironi është ‘Kurrë, kurrë, kurrë!’.

‘Pupupupupupu; Sot dita e katert, e gjithe media vijon merret me dy kufoma qe luajne luftash!E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul, e hoqi, nuk e hoqi, tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj!

Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend! Nderkohe iku, u harrua karteli i importuesve te grurit, prodhimit te miellit, shitjes, prodhuesve te bukes; Sot karteli ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%! Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!’- shkruan Braçe.

Artikulli paraprakMERKEL SOT NË SERBI NËN MASA TË RREPTA SIGURIE! 100 USHTARË, 400 POLICË E ANËTARË TË ANTITERRORIT NË GADISHMËRI! NË 14 SHTATOR NË TIRANË, TAKIM ME RAMËN
Artikulli tjetërKËSHILLTARI I SHTËPISË SË BARDHË: URDHRAT PËR VAKSINIMIN JANË “PËRGJIGJA E DUHUR”