Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me debate të forta dhe replika midis deputetëve, përfshirë edhe akuza të drejtpërdrejta. Një nga diskutimet më të nxehta u zhvillua mbi Aktin Normativ të paraqitur nga mazhoranca, ku u përfshinë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe deputeti Erion Braçe.

Braçe, gjatë fjalës së tij në foltore, pyeti grupin e tij se si duhej ta votonte aktin normativ, i cili katër javë më parë ishte propozuar nga ai, por rrëzuar nga vendimi politik i kolegëve të PS.

Reagimi i Ballës ishte i menjëhershëm: ai theksoi se aktet normative ose miratohen, ose rrëzohen, dhe nuk mund të bëhen ndryshime të menjëhershme. Ai iu referua edhe shqetësimeve të ngritura nga Braçe për kompensimet e fermerëve dhe bujqëve për dëmet nga përmbytjet dhe problematika të tjera.

Braçe sqaroi se nuk kishte kërkuar ndryshime në aktin normativ, por thjesht donte të kuptonte si duhej ta votojë një amendament të rrëzuar më parë: “Nuk bëra kërkesë për ndryshim. Thashë vetëm që amendamenti i rrëzuar katër javë më parë, sot është sjellë me akt normativ. Unë pyeta grupin tim si të votoj: pro apo kundër, kaq thashë!”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakIZRAELI DHE SHQIPËRIA: NJË MIQËSI E PAZAKONTË! THE TIMES OF ISRAEL: VIZITA E RAMËS ME PESHË HISTORIKE!
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, NJË PERSON I SHPALLUR NË KËRKIM