Sot u mbajt ceremonia zyrtare për kalimin e detyrës nga Altin Dumani për Klodjan Brahon, kreun e ri të SPAK.
Dumani gjatë fjalës së tij u shpreh se sot u mbyll një nga kapitujt më sfidues për të. Më tej shtoi se ai dhe SPAK në përgjithësi janë ndeshur me presione, por tani Prokuroria e Posacme është më e fortë dhe më e besueshme.
Sakaq nuk harroi pa falënderuar aleatët ndërkombëtarë dhe uroi Klodian Brahon për marrjen e detyrës së re
Pasi Altin Dumani i kaloi stafetën, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka folur për herë të parë pas marrjes zyrtarisht të detyrës. Ai tha se fokusi gjatë ushtrimit të detyrës do të jetë funksionimi i brendshëm dhe funksionimi i ligjit.

Artikulli paraprakFINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “GJERDANI”
Artikulli tjetërDELEGACIONI I BE-SË PËRGËZON PUNËN E SPAK