Kreu i SPAK Klodian Braho ka bërë një prezantim të raportit në lidhje me punën e bërë në vitin 2025.
Ai ka vlerësuar punë ne bërë nga paraardhësi i tij Altin Dumani në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Ju falënderoj për besimin në zgjedhjen si drejtues i SPAK. Falenderoj Dumanin në punën e tij në luftën kundër korrupsionit “, tha ai, teksa shtoi se Prokuroria e Posaçme ka konsoliduar rolin kushtetues dhe ligjor si faktor kyç në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Sipas tij në vitin 2025 ka pasur një rritje e volumit hetimor dhe intensifikim të hetimeve financiare. Gjithashtu ka pasur rezultate konkrete të ndjekjes penale të zyrtarëve të lartë dhe grupeve kriminale.

“Kemi përmbushur gjithashtu rekomandimet e rezolutave të Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit për 2025”, tha ai.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME “SURPRIZAT” E MOTIT PËR KËTË TË HËNË
Artikulli tjetërZBARDHET VRASJA E ÇIFTIT NË LEZHË