
Prej afro 30 vitesh zonat rurale vijojnë të braktisen nga banorët për shkaqe nga të ndryshmet.Ky fenomen ka prekur edhe fshatin Domen në njësinë administrative Postribë. Situata është shqetësuese për shkak të braktisjes nga rinia.
Pamja e fshatit është vërtetë e trishtueshme teksa sheh banesa të rrënuara, të vjetëruara e mbi të gjitha që në to nuk banon askush.Të vetmin person që takojmë është Bajram Milani kryetar i fshatit Domen i cili është shpërngulur dhe jeton në fshatin Postribë.
Ai na tregon se si mungesa e vëmendjes nga qeveritë i ka detyruar banorët të largohen në mënyrë të vazhdueshme.
Bajrami thotë se nëqoftëse investohet në këtë zonë sin ë infrastrukturë ashtu edhe në ujësjellës atëherë rinia mund të kthehet në Domen pse jo edhe për të investuar sepse gjatë verës kjo zonë frekuentohet shumë nga turistët sidomos të huajt
Si në shumë zona të tjera edhe në rinia e fshatit Domen ka emigruar masivisht në mungesë të politikave të punësimit dhe shkaqeve ekonomike






