Një tjetër gomone me drogë e trafikuar nga Shqipëria është sekuestruar nga autoritetet italiane gjatë ditës së djeshme.

Policia italiane gjatë kontrollit në territor ka identifikuar një grup trafikantësh në brigjet e zonës së quajtur “Cala Corvino”, në afërsi të komunës së Monopolit në Bari, ndërsa trasportonin ngarkesën me drogë nga një gomone në bordin e dy furgonëve. Sapo kanë nuhatur praninë e forcave të rendit, dy drejtuesit e furgonave si dhe dy skafistët janë larguar përmes rrugës tokësore së bashku me automjetet e tyre, duke braktisur dhe ngarkesën e drogës. Policia italiane ka mundur të sekuestrojë rreth 500 kg marijuanë me një vlerë shitje në treg rreth 2 milionë euro. Sipas autoriteteve italiane mjeti lundrues i nisur Shqipëria ishte i pajisur me 2 motorra të fuqishëm, jashtë bordit.