SIPAS POLICISË VENDASE, NJË AUTOBUS ME RRETH 50 TURISTË RA RRETH 400 METRA NË NJË ZONË TË PYLLËZUAR. Të paktën 42 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Brazil.

Sipas policisë vendase, një autobus me rreth 50 turistë ra rreth 400 metra në një zonë të pyllëzuar në afërsi të qytetit të Joinville në shtetin Santa Catarina.Të paktën gjashtë persona mbijetuan dhe menjëherë pasi u nxorën nga rrënojat e autobusit u dërguan në spital për mjekim.Nuk dihet ende shkaku i aksidentit tragjik, por paraprakisht policia mendon se frenat e automjetit nuk kanë funksionuar në kohën kur mjeti po merrte një kthesë.Aksidenti ka ndodhur në orët e natës, gjë e cila ka vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit.Një zëdhënësi i qeverisë deklaroi se autoritetet dërguan një helikopter shpëtimi, por terreni malor dhe i thyer, por edhe vendi delikat i aksidentit nuk kanë mundësuar uljen e tij.Numri i viktimave fillimisht u raportua 32, por me kalimin e orëve u rrit duke shkuar në të paktën 42.Sipas zëdhënësit të qeverisë braziliane, tre fëmijë që fillimisht u shpëtuan, humbën jetën në spital.Aksidentet në këtë zonë malore të brazilit janë të zakonshme, ku sipas mediave vendase në 5 vitet e fundit kanë humbur jetën 66 persona.Në vitin 2007, 27 vetë humbën jetën dhe në 99 35 të tjerë vdiqën në një tjetër aksident.

Artikulli paraprakVATIKANI MBËSHTET LUFTËN KUNDËR ISIS
Artikulli tjetërMUSTAFA: GJYKATA SPECIALE NUK DËMTON IMAZHIN E UÇK-së