
Të paktën 10 persona, të dyshuar për planifikim të akteve terroriste gjatë Lojrave Olimpike në Rio de Zhanero në Brail, janë arrestuar nga policia federale.
Grupi i dyshuar si terrorist ështe zbuluar pas nje hetimi të autoriteteve të sigurisë. Te arrestuarit jane persona me shtetesi braziliane. Policia ben te ditur se, ata jane besnike të shtetit islamik, pasi jane ofruar për akte terroriste gjatë Lojrave Olimpike.






