
Nuk ka fitues në ndeshjen Brazil-Zvicër. Ndeshja e vlefshme për grupin E ka përfunduar në barazim 1-1.
Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Brazilin, ndërsa autori i golit ishte Philippe Coutinho. Megjithatë Zvicra me katër shqiptarë në fushë nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë barazoi me Steven Zuber në minutën e 50.
Në minutat e mbetura Brazili tentoi disa herë për të gjetur golin, por deri në fund Zvicra qëndroi e pamposhtur duke dalë me një pikë nga ndeshja.
Pas ndeshjeve të para në grup kryeson Serbia me 3 pikë, Zvicra dhe Brazili nga një dhe Kosta Rika 0 pikë.


