Vllaznia do të presë të shtunën në “Loro Boriçi”, Dinamon. Në prag të këtij dueli, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, doli në konferencën e zakonshme për mediat, ku tha se detyra e futbollistëve të tij është të marrin patjetër fitoren ndaj Dinamos.
Brdariç shtoi se Vllaznia nuk ka pasur efikasitetin e duhur në sulm në ndeshjet e fundit, ç’ka duhet përmirësuar në javët e mbetura.
Për ndeshjen ndaj Dinamos, Vllaznia do të ketë mungesën e qendërmbrojtësit Milos Stojanoviç, ndërsa në dyshim është edhe mesfushori Ardit Krymi.