Vllaznia do të luajë të mërkurën ndaj Dinamos ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Përballja e parë në Shkodër u mbyll në shifrat e barabarta 0-0, por sërish kuqeblutë besojnë shumë tek fitorja dhe tek kalimi në finalen e këtij kompeticioni. Në konferencën e shtypit të prag-ndeshjes, trajneri Thomas Brdariç u shpreh se ndaj Dinamos, ekipi i tij do të japë maksimumin, në mënyrë që Vllaznia të shkojë në finale.

Nga ana tjetër, kapiteni Bekim Balaj tha se ëndrra e Vllaznisë është titulli kampion, por shtoi se fillimisht duan të arrijnë finalen e Kupës.

Ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Vllaznisë do të luhet të mërkurën në ora 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Artikulli paraprak“PROMOVIMI I ETIKËS DHE VETËRREGULLIMIT NË MEDIA”
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË 11 MAJ, SPAK I KTHEN PËRGJIGJE PD-SË: KEMI 18 PROCEDIME PENALE PËR KRIME ZGJEDHORE