Vllaznia do të presë Teutën të shtunën në orën 17:00 në “Loro Boriçi” për t’u përballur në ndeshjen e vlefshme për raundin e 14-të të Superiores. Në prag të kësaj sfide, trajneri i shkodranëve Thomas Brdariç doli në konferencën e zakonshme për mediat. Ai u ndal tek dëmtimi i Ardit Krymit, si edhe te fakti që kërkojnë fitoren kundër durrsakëve.

Brdariç tha se gjithmonë në prag të ndeshjeve ndaj Teutës, të gjitha mesazhet vijnë të çuditshme nga kampi durrsak.

Për ndeshjen ndaj Teutës, Vllaznia do të ketë mungesën e Ardit Krymit, Arton Podrimcakut dhe Edlin Essang-Matouti.

Artikulli paraprakMOTI I PËRKEQËSUAR NË QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA BASKET, FILLON PUNËN TRAJNERI I RI