
Vllaznia do të presë të premten në “Loro Boriçi” Elbasanin, ku do të përballen për raundin e vlefshëm për javën e 26-të të Superiores. Shkodranët vijnë në këtë duel pas barazimit me Dinamon dhe trajneri Thomas Brdariç deklaroi se të premten do fitoren përpara tifozëve.
Brdariç tha se është i lumtur për rinovimin e Balajt, ndërsa foli edhe për futbollistët që mund të marrin minuta në vazhdim.
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Elbasanit do të luhet ditën e premte në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 17:30 për raundin e vlefshëm për javën e 26-të të Superiores.