Vllaznia do të luajë në transfertë të martën në orën 16:30 “Klasiken” e Shqipërisë ndaj Tiranës. Në prag të kësaj sfide, foli trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç. Ai u ndal te objektivi që është fitorja, por edhe tek skuadra, e cila do të jetë e plotë për herë të parë në këtë sezon futbollistik. Në konferencën për mediat, Brdariç e pranoi se do të jetë e vështirë dhe tha se duhet të jenë të përgatitur 100%.

Brdariç foli edhe për kushtet stërvitore, teksa tha se ato janë përmirësuar disi nga viti i parë kur ishte tek Vllaznia, por shpreson që ato të rregullohen akoma më shumë në të ardhmen.

“Klasikja” Tirana-Vllaznia është planifikuar të luhet të martën në orën 16:30 në “Elbasan Arena”, për llogari të javës së 29-të të kampionatit shqiptar të futbollit.

Artikulli paraprakINVESTIMET NË INFRASTRUKTURËN ARSIMORE
Artikulli tjetërMINISTRI HASANI MIKPRET HOMOLOGEN PËR ÇËSHTJET EVROPIANE TË SUEDISË