
Vllaznia do të përballet në transfertë të shtunën me Dinamon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Në prag të kësaj sfide, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, doli në konferencën e zakonshme për mediat, teksa tha se e vlerësojnë maksimalisht Dinamon, por u shpreh se Vllaznia kërkon vetëm fitoren në këtë ndeshje.
Brdariç shtoi se Vllaznia duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi ende nuk ka arritur asgjë.
Ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë do të luhet të shtunën në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 16:30, për llogari të javës së 25-të të Superiores.