Vllaznia do të presë të martën në “Loro Boriçi” Elbasanin, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në prag të kësaj sfide, trajneri i shkodranëve Thomas Brdariç doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku tha se ekipi i tij do ta mposhtë Elbasanin dhe do të arrijë të shkojë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Trajneri Brdariç foli edhe për penalltinë e humbur nga Balaj në ndeshjen e kampionatit me Elbasanin, ku tha se ajo vret ende.

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Elbasanit do të luhet të martën në “Loro Boriçi”, duke filluar nga ora 17:00, teksa skuadra kuqeblu do të kërkojë kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Artikulli paraprakBENET BECI TAKIM ME TË RINJTË: JEMI NË HAPAT PËRFUNDIMTARË TË REALIZIMIT TË KARTËS SË STUDENTIT
Artikulli tjetërBJESHKA: NUK PËRDORIM FALAS TRANSPORTIN PUBLIK