Vllaznia ka lënë pas krahëve sfidën e kaluar ndaj Tiranës të mbyllur në barazim pa gola dhe tashmë, gjithçka është gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Skënderbeut, e cila do të startojë në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kuqeblutë do të luajnë ndaj skuadrës së vendit të fundit në renditje dhe në pamje të parë mund të konsiderohet një përballje e lehtë, por trajneri Thomas Brdariç nuk mendon në këtë mënyrë.

Brdariç foli edhe për riparimin e defekteve nga ndeshja e fundit me Tiranën, ndërsa tha se nuk kishte një dëshirë specifike për t’u ndeshur me ndonjë ekip në Kupë.

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Skënderbeut është planifikuar të luhet të shtunën në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, për llogari të javës së 30-të të kampionatit shqiptar të futbollit.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E RADHËS E KËSHILLIT TË QARKUT
Artikulli tjetër“T’U KURSEHET JETA TRUPAVE UKRAINASE”, ZBULOHET KËRKESA E TRUMP DREJTUAR PUTINIT