Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me Partizanin. Tekniku i kuqebluve vlerësoi Partizanin, por tha se Vllaznia duhet të përfitojë nga ky moment i keq i tyre.

Brdariç tha ndër të tjera se tre ekipet e para janë shkëputur dhe ato do të luftojnë për dy vendet që gëzojnë avantazh në “Final Four”.

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit do të luhet ditën e mërkurë në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 16:30.

Artikulli paraprakNIS PUNA PËR KONDICIONIMIN E TEATRIT “MIGJENI”
Artikulli tjetërENKELEJD ALIBEAJ TËRHIQET NGA REKURSI PËR VULËN E PD: ISHA NË NJË TJETËR POZICION ATËHERË