Vllaznia do të luajë ndeshjen e rradhës për kampionat këtë të shtunë kundër Laçit. Para këtij dueli, Thomas Brdariç foli në konferencën e zakonshme për shtyp, teksa tregoi problemet që vuan skuadra për shkak dëmtimi apo pezullimi nga kartonët.

Brdariç ceku edhe kushtet e stërvitjes, teksa ndryshe nga herët e tjera tha se nuk është bërë stërvitje në fushë me bar natyral. Megjithatë, pavarësisht të gjithave, timonieri kuqeblu tregoi se objektivi në transfertën e Laçit janë vetëm tre pikët.

Sfida Laçi-Vllaznia, për javën e nëntë të kampionatit shqiptar të futbollit, do të luhet të shtunën në orën 14:00, në stadiumin e vendasve pa tifozë.

Artikulli paraprakEKSPOZITË PIKTURE NË SHKOLLËN “ISMAIL QEMALI”
Artikulli tjetërSHBA: MË SHUMË PUNË PËR ANTITRAFIKIMIN