Vllaznia do të ketë të shtunën një transfertë të vështirë me Laçin. Në prag të kësaj sfide, ka folur edhe trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, teksa u shpreh se Laçi është një kundërshtar i fortë, por objektivi është fitorja.

Brdariç kishte edhe një mesazh për drejtuesit, ku tha se objektivi që klubi ka vendosur është arritur, ndërsa shtoi se Vllaznia mund të luftojë në të dy kompeticionet, në kampionat dhe në Kupë.

Ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë do të luhet në transfertë për kuqeblutë ditën e shtunë, duke nisur nga ora 14:00.

Artikulli paraprakPRIMARET NË SHKODËR, 31 KANDIDATË
Artikulli tjetërKAMPIONATI I FUTSALLËS NIS ME VLLAZNIA-FLAMURTARI