Vllaznia do të luaj përballjen e radhës në kampionat ndaj Skenderbeut. Në prag të kësaj ndeshje kuqeblutë synojnë fitoren. Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç thekson se për momentin vëmendja është e përqendruar tek kjo përballje e kampionatit dhe je tek finalja e Kupës që Vllaznia do ta luaj ndaj të njëjtit ekip.

Trajneri i Vllaznisë Brdariç hodhi poshtë çdo aludim të mundshëm për një marrëveshje me Skenderbeun duke qenë se do luajnë edhe në finale e Kupës.

Sulmuesi Dilaver shprehet se Vllaznia është në një moment të mirë.

Përballja Vllaznia-Skendërbeu luhet të shtunën me 24 prill në orën 13:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndeshje e vlefshme për javën e 29 të kampionatit shqiptar.