Sipas MeteoAlb: Bregdeti dhe zona e ulët do të paraqiten me kthjellime, por vranësira të lehta do ketë zona malore deri pasdite, kur vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira afat shkurtër në gjysmën lindore ndërsa me kthjellime mbetet vetëm zona bregdetare.

Këto kushte atmosferike mbeten deri në mbrëmje kur moti kthjellohet në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten me 3 gradë në vlerat minimale, por kostante mbeten temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Rrebeshe shiu dhe stuhi erë e breshëri dominojnë Europën Perëndimore dhe pjesërisht atë Veriore. Po ashtu me reshje shiu mbeten Brigjet e Detit të ZI. Ndërsa me kthjellime do të paraqitet gjithë pjesa tjetër e Europës, ku më të dukshme kthjellimet do jenë në Rajonin e Mesdheut.