Matjet periodike deshmojne per cilesine e ujit, nuk ka derdhje te ujerave te zeza ne det

Ujërat e bregdetit të Lezhës nga Rana e Hedhur deri në Tale, janë ndër më të pastrat në Shqipëri.Këtë e konfirmojnë matjet periodike të kryera nga institucionet qendrore, të cilat dëshmojnë për cilësinë e lartë të ujit në këtë zonë.Drejtori i Turizmit në Bashkinë e Lezhës, Ronaldo Xhani thotëse Rana e Hedhur mban rekordin për ujërat më të kristalta në vend, ndërsa sipas tij në asnjë prej zonave bregdetare të Lezhës nuk ka derdhje të ujërave të zeza në det, pasi ato trajtohen në impiantin përkatës të përpunimit.

Këto të dhëna përforcojnë pozicionin bregdetit të Lezhës Lezhës si një nga destinacionet turistike më tërheqëse dhe më të sigurta për pushuesit që kërkojnë pastërti dhe cilësi të ujit detar gjatë sezonit veror.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTIME DHE PROCEDIME PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërTOKAT E PAMBJELLA, KANALI PROBLEM PËR BANORËT