
Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit, ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në një atraksion gjithnjë e më të kërkuar nga turistët. Për banorët vendas, ai rikthen nostalgjinë e kohëve kur noti në lumin e fshatit ishte një pjesë e pandarë e verës.
Një parajsë natyrore, një gjire i qetë dhe i mbrojtur, ku dhjetëra vizitorë gjejnë çlodhje dhe freski mes gjelbërimit dhe ujërave të pastra të Bunës.






