Bregu i Liqenit të Shkodrës është mbushur me mbetje plastike. Zona është mbuluar nga shishet plastike por edhe mbetje tw tjera, duke e kthyer bregun në një hapësirë të ngjashme me një landfill të hapur. Shumë nga mbeturinat janë hedhur nga vetë qytetarët, ndërsa deti i ka rikthyer ato në breg, duke bërë të dukshëm dëmin që po shkaktohet në mjedis.
Situata në breg të liqenit ngjan me atë të Velipojës, ku mbeturinat plastike dhe ndotja e plazheve kanë marrë përmasa shqetësuese. Mbetjet plastike jo vetëm që dëmtojnë bukurinë natyrore, por rrezikojnë gjithashtu biodiversitetin e zones.
liqeni I Shkodrws është destinacion i preferuar i shumë qytetarëve, por situata aktuale tregon se duhet të merren masa urgjente për të ruajtur pastërtinë dhe bukurinë natyrore të zonës. Pastrimi i bregut është i domosdoshëm për ruajtjen e ekosistemit dhe për të parandaluar që kjo zonë e bukur të kthehet në një problem të përhershëm mjedisor.

Artikulli paraprakPREZANTOHET PLANI I LËVIZSHMËRISË SË QËNDRUESHME URBANE
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E AIDS, 125 TË INFEKTUAR NË 2025