Më të dëmtuarit nga breshëri që shkoi deri në 1 metër në disa zona të Shkodrës janë fermerët e njësive administrative. Në total paraprakishit sipas drejtorit të bujqësisë në bashkinë Shkodër Alban Sekja janë 350 hektar me të mbjella të dëmtuara plotësisht nga stuhia që përfshiu Shkodrën për tre orë me radhë.

Ende nuk është bërë një evidentim i saktë i dëmeve në bujqësië por mendohet se shifra do të jetë e lartë. Drejtori i bujqësisë në bashkinë Shkodër Alban Sekja thotë se do të ishte e nevojshme tashmë një mbështetje nga qeveria shqiptare për këta fermerë të cilët gjithë mundin e këtij sezoni e çuan dëm për shkak të breshërit që shkatërroi të mbjellat.

Për disa njësi administrative që para pak kohësh kishin edhe problemin e përmbytjeve, kjo është goditja e dytë që marrin brenda një kohe të shpejtë duke humbur kështu miliona lekë të investuara në tokat e tyre.

Artikulli paraprakRAMA: NDËRTIMET PA LEJE RRISIN KOSTOT E PËRBASHKËTA NESËR! ÇDO KRIM NDAJ TERRITORIT I BARABARTË ME TË TJERËT, VENDOSIM KONTROLL ABSOLUT
Artikulli tjetërE PAZAKONTË, BRESHËRI MBULON LAGJET E SHKODRËS