Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur të dielën në mëngjes, pasi banesa e tij u qëllua me breshëri automatiku në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.

Burimet nga policia thanë se autor i plagosjes është bashkëfshatari i tij, shtetasi Vasel Vuçinaj, 49 vjec, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

 

 “Nga hetimet paraprake ka rezultuar se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Vasel Vuçinaj ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së shtetasit  M.Ç, 51 vjeç,

 

banues në Vukël, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital , paraprakisht jashtë rreziku për jetën”,-citohet nga deklarata e policisë.

Policia tha se në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga kqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja.

Po vijojnë veprimet hetimore  për dokumentimin e plotë të ngjarjes.