Një breshkë detyroi zyrtarët në Aeroportin ‘Narita’ të Japonisë të pezullojnë përkohësisht fluturimet pasi shëtiste nëpër pistë.

Sipas “The Guardian” breshka shëtiste në pistën e aeroportit ndërkombëtar, duke vonuar pesë fluturime.

Një pilot lajmëroi kontrollin e trafikut pasi vuri re breshkën në asfalt, duke shkaktua në një vonesë prej 15 minutash.

Breshka që shkaktoi vonesa në aeroport, ndaloi plot 5 aeroplanë

Breshka që peshonte rreth dy kilogramë, është parë duke u larguar nga pista në aeroportin ndërkombëtar Nartia në afërsi të Tokios, ku piloti po bënte përgatitjet e fundit për fluturim.

Punonjësit larguan breshkën me ndihmën e një rrjete dhe u siguruan që në 4.000 metra katrorë tjera nuk ka ndonjë kafshë tjetër – duke bërë që pesë fluturime të shtyhen për 15 minuta.

Artikulli paraprakAUSTRALI/ PYLLI 180-VJEÇAR NJË PASURI BOTËRORE I MBROJTUR NGA UNESCO
Artikulli tjetër“SOT PËRCJELLIM DËSHMORIN E ATDHEUT”, ÇUÇI PËR VRASJEN E POLICIT NË LEZHË: KY VIT DO TË JETË NDËR MË TË SUKSESSHMIT E LUFTËS KUNDËR KANABISIT