
Kjo gjendje është përkeqësuar vitet e fundit, ndërkohë që pavarësisht depozitimit të mbetjeve inerte dhe bllokimit të rrugës në këtë zonë ende nuk është marrë asnjë masë nga institucionet. Në këtë zonë, edhe pse 5 km larg qytetit të Shkodrës jetojnë me qindra familje të fshatit Bleran. Ata janë të detyruar të përballen më këtë situatë alarmante gjatë gjithë vitit, ndërkohë që herë pas herë, për të pastruar zonën janë detyruar edhe të djegin mbeturinat në brigjet e lumit Kir. Ndërkohë që po aq problematike ka filluar të paraqitet situata edhe në urën e Bardhajve.
Edhe pse në disa raste ka patur premtime se personat që ndotin këtë zonë duke hedhur inerte do të ndëshkon me masa administrative gjobë, sporadike kanë qenë rastet kur personat e papërgjegjshëm janë përballur me ligjin. Në një situatë të tillë, kthehet vëmendja e mbrojtjes së bregut të lumit Kir nga këto mbetje të cilat nuk dihet edhe për sa kohë do të qëndrojnë aty duke shkaktuar deri tani jo pak dëme mjedisore.






