
Jo vetëm në brigjet e lumit Kir por edhe pranë lumit Buna vërehen zona të cilat po ndoten dita ditës nga mbeturina të ndryshme .
Larg syrit të njerëzve në këtë zonë në breg të lumit Buna vërehen që persona te pa pergjegjshem depozitojne mbetje urbane dhe inerte duke e ndotur zonën për rreth
Megjithë kontrollet e vazhdueshme nga inspektoriatët e mjedesit sërish kjo situatë vijon te jete problematike.
Ambjentalistëtë shepesh herë e kanë ngritur si shqetësim ndotjen e lumejve ato theksojnë se hedhja e mbeturinave, derdhja e ujrave të zeza si dhe marrja e inerteve nga shtretërit e lumejve janë edhe disa nga faktorët e kësaj situate.
Ndonse nuk kane munguar edhe projektet e ndryshme rajonale te cilat kane pasur si qellim monitorimin e lumejve si dhe të cilësisë së ujit me synim parandalimin e dëmtimit të brigjeve të lumejve dhe ndotjen e mëtejshme, sërish ky fenomen vijon te jete i pranishem






