Shtjellat e tymit që mbuluan te shtunen zonën e Fushë-Milotit në Kurbin, përfshirë edhe një pjesë të superstradës Lezhë-Laç, nuk janë një rast i izoluar.Pamjet tregojne se brigjet e Lumit Mat janë kthyer në venddepozitim mbetjesh të ndryshme, nga pjesë automjetesh deri te materiale të ndryshme shtëpiake.
Pasi hidhen në brigjet e lumit, mbetjeve u vihet flaka, duke krijuar ndotje të madhe të ajrit në një perimetër të gjerë në kufirin mes Bashkisë Lezhë dhe Kurbinit. Kjo është një situatë e vazhdueshme që vijon prej vitesh, ndërsa specialistët fajësojnë institucionet mjedisore për mosveprim.
Në lidhje me djegien e gomave dhe pjesëve të tjera të automjeteve poshtë Urës mbi Lumin Mat, policia njoftoi te dielen se ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të zjarrvënies, nga e cila u mbulua nga tymi e gjithe zona, duke sjelle ndotje te madhe te ajrit.

Artikulli paraprak61 VJEÇARI KËRCËNON GRUAN DHE DJALIN ME SËPATË
Artikulli tjetërTRITOL NË NJË SUBJEKT MINERAR NË MIRDITË