Me zërat e veçantë dhe atmosferën festive në oborrin e shkollës “Xheladin Fishta” sot nisi sezoni I ri shkollor. Në këtë ditë të veçantë, drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Brisela Kadija,
ndau me nxënësit dhe mësuesit risitë që do të sjellë ky vit. Ajo theksoi rëndësinë e kushteve më bashkëkohore për zhvillimin e mësimit, si dhe programet mbështetëse për nxënësit.
Në fjalën e saj, Kadia u ndal edhe te zgjerimi i qendrave komunitare, të cilat do të shërbejnë jo vetëm si hapësira për aktivitete edukative dhe sociale, por edhe si mbështetje për fëmijët dhe familjet që kanë më shumë nevojë.

Artikulli paraprakPD SHKODËR REAGON PËR NGJARJEN E RËNDË
Artikulli tjetërFËMIJËT NDAJNË EMOCIONET DHE URIMET E TYRE