Ndërsa moti i ftohtë vazhdon, Zyra Meteorologjike britanike ka bërë paralajmërime për reshje të mëdha dëbore dhe prani të akullit në Skoci, Irlandën e Veriut, Anglinë Veriore, Uellsin dhe pjesë të Anglisë Jugperëndimore, sipas ”The Independent”.

Kjo zyrë paralajmëron që në zonat e prekura, njerëzit duhet të përgatiten për ndërprerje të udhëtimeve, dëmtime të mundshme nga rrëshqitjet dhe rëniet për shkak të akullit dhe se komunitetet rurale mund të izolohen.

Këto paralajmërime vijnë ndërsa lumi i njohur Thames ngriu të enjten në mbrëmje për herë të parë në më shumë se një dekadë. Temperaturat janë ulur nga 5 deri në 10 gradë.