Armando Broja bëhet gjithnjë e më shumë personash i mediave të njohura britanike, dhe e përditshmja “The Sun” ka zgjedhur pikërisht një reportazh të publikuar nga “Panorama Sport” për futbollistin kuqezi, që të tregojë se kush është djaloshi i cili po mahnit Anglinë.

Në ditën e ndeshjes se Sauthempton ndaj Mançester Sitit të Guardiolës, e gjithë vëmendja ishte pikërisht te sulmuesi shqiptar.“The Sun” tregon fillimet e Brojës dhe si u bë një emër i njohur në futbollin anglez duke kapërcyer shkallët në radhët e akademisë së Çelsit. Më pas, tregon edhe prejardhjen e futbollistit nga fshati Kamicë në Malësinë e Madhe dhe si prindërit emigruan në Angli, ku ai lindi.

Por Broja dhe familja e tij nuk harruan kurrë lidhjet me vendlindjen dhe në vizitat e tyre të shpeshta, ndërtuan edhe fushën e futbollit para shtëpisë që ai të vazhdonte të stërvitej edhe kur ishte me pushime.