Një nga shumë çështjet e Chelseat që do marrin zgjidhje në verë është edhe ajo e Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar aktivizohet te Southampton, në formë huazimi.

Klubi me seli në Londër është në shitje dhe akoma nuk dihet se kush do jenë proranët e rinj. Sipas asaj që shkruan Football London, Broja është një bast i sigurt për të ardhmen e ekipit të Tomas Tuchel. 20 vjeçari kuqezi konsiderohet si Drogba i ri.

“Armando Broja, është renditur si një nga talentët më të mirë të Evropës me performancën më të mirë në fushë nën 21 vjeç nga CIES. Pronarët e rinj duhet ta bëjnë prioritet atë që të ndërtojnë një rrugë të parefuzueshme për sulmuesin në ekipin e parë të Tomas Tuchel.

Dider Drogba drejtoi klubin e Londrës perëndimore në një epokë të re, dhe sulmuesi i Shqipërisë mund të bëjë një gjë të tillë gjithashtu në një ndryshim pronësie që pritet të ndodhë shpejt” – shkruhet në publikim.


Futbollisti i Kombëtares shqiptare po përshtatet mirë në Southampton. 6 gola të shënuar deri më tani në kampionat në 26 ndeshje janë një shenjë e mirë për të ardhmen. Kujtojmë që në CV e Brojës është edhe Vittesse, ekip në të cilin ka luajtur 30 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola.

Artikulli paraprak“I DOMOSDOSHËM ZGJERIMI I SEKRETARIATIT!”/ RAMA: PS DO TË FITOJË NËSE DO TË VIJOJË TË JETË OPOZITË E VETVETES
Artikulli tjetër”BERISHA MUND TË FITOJË OSCAR!” RAMA: LULZIM BASHA MUND TË BËHET PRESIDENT I REPUBLIKËS AQ SA…