Komuniteti mysliman i Shqipërise ka dënuar ashpër sulmet barbare dhe aktet e terrorit duke u bazuar tek ngjarjet e fundit ne France.

Kreu i këtij komuniteti i ftuar ne aktivitetin e 25 vjetorit te rihapjes se besimit në shkodër ka theksuar se askush nuk ka te drejte te përdorë fene islame për te tilla sulme anti njërzore.Brucaj shkoj me tej teksa mallkoj çdo kënd që tenton te përzieje islamin ne te tilla vrasje makabre.Të njëjtës linje i ka qëndruar edhe myftiu i shkodrës Imam Muhamed Sytari i cili një dite me pare dënoi ashpër aktet e dhunës dhe terrorizmit të ditëve të fundit ne Paris dhe u shpreh se nuk ka fe ne bote qe te pranojë terrorizmin. Deklaratat e tij Sytari i bëri ne ditën përkujtimore të 25 vjetorit te rihapjes së Xhamisë së Plumbit, ngjarje kjo qe shënoi rifitimin e lirive fetare edhe për besimtaret muslimane në Shqipëri.