BE duhet të dërgojë një sinjal të fortë, që dhuna kundër grave dhe vajzave është e papranueshme. Konventa e Stambollit është guri themelor i mbrojtjes së grave dhe vajzave në botë. Një bazë e rëndësishme mbi të cilën ne duhet të punojmë shumë, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen në një video të postuar në Twitter.

Në fjalimin e saj, presidentja e Komisionit Europian përmendi tërheqjen e Turqisë nga Konventa, një vendim që dërgon një mesazh të tmerrshëm.

“Por, për të qenë të besueshëm, ne duhet të ruajmë shtëpinë tonë”, deklaroi Von der Leyen.

“Ju e dini që shumë shtete të BE-së nuk e kanë ratifikuar Konventën, ndërkohë që të tjerë mendojnë me zë të lartë të dalin nga ajo dhe kjo është e papranueshme. Dhuna kundër grave është një krim dhe si i tillë duhet të dënohet”, shtoi Von der Leyen.

Drejtuesja europiane kujtoi se aksesi i BE-së në Konventa është bllokuar në Këshill, por njoftoi se si Komision ne do të propozohet një alternativë.

“Ne do të propozojmë rregulla të reja për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave. Vetëm kjo do të sigurojë që të gjitha gratë dhe vajzat të jenë të sigurta në Europë”, nënvizoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen.