Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nuk mbajti një konferencë për media në Prishtinë pas takimeve që pati me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thyer traditën në vizitën e saj vjetore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kosova, por edhe Maqedonia e Veriut do ta ketë të njëjtin fat. Dhe arsyeja pas kësaj janë zgjedhjet aktuale që u mbajtën e do të mbahen në këto dy shtete për të mos e thyer praktikën e Bashkimit Europian në raste të tilla.

“Arsyeja për mosmbajtjen e konferencës për media në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut është për shkak të zgjedhjeve që janë në proces ose pritet të mbahen së shpejti, sipas praktikës së zakonshme”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Paula Pinho, për mediat në Kosovë.

Liderët e BE-së i shmangën konferencave për shtyp në vendet ku ka zgjedhje në përpjekjet për të ruajtur neutralitetin politik dhe për të shmangur ndonjë ndikim në fushatën zgjedhore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKOLEGJI ZGJEDHOR MERR VENDIM, JA AFATET PËR ZGJEDHJET E PJESSHME LOKALE NË 5 BASHKI
Artikulli tjetërTRUMP: NËSE HAMASI NUK RESPEKTON MARRËVESHJEN, IZRAELI MUND TË VIJOJË ME SULMET