Fshati Kosmaç në njësinë administrative Bushat është një ndër zonat më të njohura për prodhimet bujqësore. Idriz Gyrbeti prej shumë vitesh merret me kultivimin e fasules. Kjo periudhë përkon edhe me mbjelljen e kësaj kulture. Megjithëse tregu nuk është i sigurt fermeri tregon se çdo vit produktin e ka shitur.

Idrizi kërkon që institucionet shtetërore t’i vijnë në ndihmë fermerëve pasi nevojat që ato kanë janë të shumta.

Fshati Kosmaç është i njohur edhe për serat dhe për prodhimin e perimeve .Ky fshat numëron rreth 80 ha sera duke bërë një nga zonat më të rëndësishme të prodhimeve bujqësore kryesisht në veri të vendit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR HOMAZHE PËR 2 PRILLIN
Artikulli tjetërRRUGA E BËRDICËS E LËNË NË HARRESË