Kryetarja e LSI-së ka shpalosur edhe njëherë programin e saj lidhur me bujqësinë.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjete sociale, Kryemadhi thotë se gjysma e shqiptarëve jetojnë me bujqësi ndaj ata duhet të jenë në fokus.

Ajo thotë se fermerët shqiptarë do të mbështeten drejtpërdrejtë për të rritur prodhimin dhe se në vit do investohen 200 mln euro.

“Gjysma e shqiptarëve jetojnë me bujqësi. Shumë prej tyre janë në kufijtë e mbijetesës. Ndërkohë që shqiptarët shpenzojnë rreth 80 % të të ardhurave të tyre për ushqim. Ndërkohë që sigurojnë me prodhimin vendas rreth 30 % të nevojave për ushqime. Me planin tonë, kjo situatë do të ndryshojë.

Fermerët shqiptare do të mbështeten drejtpërdrejtë për të rritur prodhimin. Rreth 200 milione Euro në vit do të investohen për fermerët për të ulur kostot e imputeve bujqësore dhe naftës, do të mbështeten për njësi prodhimi.

Mbështetje direkte do të ketë për cdo të imet apo gjedh të lindur dhe të therur, për cdo zog dhe shpend për mish, që shqiptarët të ushqehen me prodhimet Made in Albania, e jo t’i ushqejë bota.

Do të vendosim TVSH 0 % në gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, qe shqiptaret te hane me mire e me lire. Do të mbështesim industrine ushqimore dhe do te hapim qindra vende pune. Ne e mbajme fjalën” – thotë Kryemadhi.

 

Artikulli paraprakBASHA: PËR 8 VITE RAMA SOLLI VETËM DËSHTIME, NË 25 PRILL DO TË HUMBË
Artikulli tjetërKTHJELLIME GJATË GJITHË DITËS, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT