Diten e sotme ndërrmarrja e shërbimeve publike pranë bashkisë Shkodër ka ndërhyrë në lagjen Xhabije ku po bëhet e mundur ndërrimi i trotuarve të dëmtuara. Një pjesë e këtij segmenti ishte dëmtuar duke krijuar edhe problem në lëvizjen e qytetarëve.

Ndërkohe një tjetër aksion i rëndësishme në këtë zonë është bërë në lirimin e hapësirave publike. Inspektoriati Mbrotjes së Territorit ka bërë të mundur shembjen e një shtesë të një lokali e cila kishte zënë një pjesë të lulishtes në bulevardin Zogu i parë në Xhabije.

Lirimi i kësaj hapësire të zënë prej kohësh pritet të kthehet shume shpejt ne sherbim te qytetarëve dhe banorëve të zones.

https://youtu.be/pjE0f7Jd8go

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNDRYSHIMET NË KODIN PENAL, BERISHA: PAKETA ËSHTË ‘MBUROJË’ PËR RAMËN
Artikulli tjetër1 TETOR, QENDRA “BESA” ORGANIZON AKTIVITET FESTIV